TIRANE- Rreth 15.1 miliardë euro është dëmi financiar që institucione të ndryshme i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit të zbuluara nga auditi i KLSH-së gjatë vitin 2013.

Në analizën 1--vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kreu i këtij institucioni, Bujar Leskaj deklaroi sot se ka bërë edhe propozime konkrete për ndryshime ligjore, siç është fiksimi në Kushtetutë i tavanit të borxhit publik.

"Ministria e Financave të ngrejë një komision për fiksimin e parametrave tregues të borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Shkeljet më të mëdha janë bërë në shitjen e pasurive dhe dhënine me koncension të pasurive shtetërore. 15. 1 miliardë euro dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit."- tha Leskaj.

Gjatë analizës që u zhvillua në ambientet e hotel Tiranës Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani u ka kërkuar të gjithë audituesve bashkëpunim me prokurorinë dhe Kuvendin.

Ettore Sequi, ambasadori i BE në Tiranë, ka kërkuar që të gjithë institucionet shtetërore duhet të punojnë për të luftuar korrupsionin.

"Të gjitha insitucionet shtetërore duhet të punojnë së bashku për të luftuar korrupsionin. Pikërisht përpjekjet e vendit në këtë luftë do të shpërblenin përkushtimin politik si dhe mbështetjen konkrete të BE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë për luftën kundër korrupsionit si dhe të mbështesin edhe në të ardhmen insitucionet tuaja"- tha Sequi.

LLALLA: ABUZIMET NE TE GJITHA NIVELET E ADMINISTRATES
Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, gjatë fjalës së tij ka theksuar se "Abuzimet me funksionin publik janë shtrirë në thuajse të gjithë nivelet e administratës publike" Për këtë, ai ka kërkuar më shumë bashkëpunim dhe seriozitet.

"Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se abuzimet me funksionin publik janë shtrirë në thuajse të gjithë nivelet e administratës publike. Për këtë kërkohet më shumë bashkëpunim dhe seriozitet në punën tonë. Këtu nuk i referohem vetëm Kontrollit të Lartë të Shtetit. Rol primar në luftën kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës kanë të gjithë institucionet publike. Në veçanti, ato institucione që janë pjesë e Njësive të Përbashkëta Hetimore Task-Force

Prokuroria e Përgjithshme vlerëson se lufta kundër korrupsionit nuk duhet të konsiderohet si garë mes institucioneve apo si kalim i përgjegjësisë tek njëri-tjetri. Natyrisht, organi i prokurorisë ka rolin e tij kryesor në ngritjen e akuzës. Por edhe institucionet publike që referojnë raste në prokurori, nuk duhet ta konsiderojnë rolin e tyre të përfunduar në momentin e dorëzimit të kallëzimit. Institucionet duhet të jenë solidarë deri në dhënien e dënimit nga gjykata. Kjo është fryma e Njësive të Përbashkëta Hetimore."

"Angazhimi Juaj, në përgjithësi ka qenë serioz. Kjo dallohet nga analiza e plotë që i keni bërë materialeve kallëzuese dhe e ka ndihmuar prokurorinë në punën e saj.
Raste të shumta që janë dorëzuar në prokurori nga ana juaj gjatë vitit të kaluar, tashmë kanë shkuar në gjykatë ose janë në përfundim të hetimeve. Po ashtu, në...