TIRANË - Plagosja me thikë e nxënësit të vitit të parë në gjimnazin Partizani ka zbuluar skandalin e tenderit 46 milionë lekë të reja për kamerat e vëzhgimit të policisë për kryeqytetit.

Projekti i lançuar në marsin e vitit 2011 parashikonte vendosjen e 200 kamerave të survejimit, por cilësia e pamjeve dhe e këndëve të kërkuara për policisë nuk janë të pritshmet për këtë projekt.

Tre vjet pas projektit dhe në fund të montimit të të gjitha kamerave, ato nuk mund të kryejnë monitorimin e zonave të nxehta apo të territoreve pranë shkollave.

Problematika është trajtuar edhe nga drejtoresha e shkollës së mesme Partizani, në emisionin Urbanika. Drejtoresha e shkollës për herë të parë ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë

Aktualisht siguria në shkolla kryhet vetëm nëpërmjet komunikimeve të oficerëve të policisë me stafin mësimor, si edhe me patrulla të policisë në orët e fillimit të mësimit, pushimit të gjatë dhe kur mbyllet mësime në shkolla.