LAC- I kthyer në një shqetësim serioz, krimi i vjedhjes tashmë ka prekur edhe varret.

Hajdutë e skrapit në rrethin e Laçit tashmë kanë kthyer sytë nga varrezat e qytetit, teksa kanë grabitur pjesë metalike gjatë natës në varre.

Lidhur më këto grabitje policia e Kurbinit ka vënë në pranga shtetasin, Kreshnik Lika, 27 vjeç nga fshati Malbardhë, ndërsa roja i varrezave rrefen se këto grabitje ndodhin natën.

Megjithëse keto raste janë sporadike, sërish përbëjnë një shqetësim, duke qenë se varret janë më pak të mbrojtura.

Hajdutët e skrapit tani u janë rikthyer varreve, kjo për shkak se materialet e përdorura në to janë të vlefshme dhe me shumë të kushtueshme.