TIRANE - A1 Report transmeton pamjet filmike të siguara nga kamerat e sigurisë së aeroportit "Nënë Tereza" të cilat kanë fokusuar momentin e arrestimit të Mario Mitros teksa tentonte të largohej jashtë vendit. Ditën e djeshme(29.30.2014) policia e kishte nën mbikqyrje Mitron dhe ka ndërhyrë në momentin e duhur për ta ndaluar atë, pasi është i dyshuar si porositësi i eksplozivit C4 të vendosur ndaj Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, ndërsa fillimisht u dyshuar edhe si përgjegjës për atentatin ndaj kreut të komunës Qendër, Vlorë, Fredo Berberi.

Burimet nga policia bënë me dije për A1 Report se Mitro ishte në vëzhgim policor prej disa kohësh dhe është prangosur pikërisht sot teksa tentoi të lërë Shqipërinë nëpërmjet Rinasit.

Aktualisht i riu nga qyteti i Vlorës është i dyshuari kryesor për shpërthimet me eksploziv në qytetin bregdetar është duke u marë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Operacioni për kapjen e Marion Mitros është mbajtur në fshehtësi të plotë, pasi policia ka identifikuar dhe disa kontakte të Mitros në qytetin e Vlorës dhe Tiranës gjatë kohës që ka survejuar këtë të fundit për disa javë.