ELBASAN- Banorët e 3 fshatrave të Rrethit të Librazhdit kanë dalë sot paradite në protestë kundër ndërtimit të hirocentralit mbi lumen e Gurrës.

Sipas banorëve, firma ndërtuese nuk ka respektuar ligjet dhe rregullat e ndërtimit të një HEC-i. Ndërtimi i një hirocentrali, shprehen ata, do shkaktonte probleme në bujqësi.

Me qindra banorë të tre fshatrave Polis, Polis Gurshpate dhe Polis Qendër kanë bllokuar rrugën duke vendosur bllokada më gurë dhe dogjën goma makine për të mos lejuar kalimin e asnjë automjet të firmës ndërtuese, pasi sipas tyre bllokimi i lumit do të shkaktonte tek ata probleme të theksuara në bujqësi.

"Në rast se merr këtë ujë, më mirë të na shpërngulim edhe këtu ne s'kemi ça bëjmë më. Edhe këtë çik uji po na e merr qeveria"

"Në asnjë mënyrë, ose të ikim ne. Një zgjidhje është", shprehen banorët e fshatit Polis.

Me gjithë ndërhyrjen e policisë për të hapur rugën, banorët rezistuan, duke kthyer pas makineritë që po ndërtojnë HEC-in. Ata kërcënojnë me përshkallëzim të protestave në rast se nuk merren masa.