TIRANE- Rikthehen atentatet e mafias që menaxhon minierat e kromit në Bulqizë. Burime të A1 Report bënë me dije që shpërthimi i automjetit të biznesmenit italian, Lorenzo Compagnoni, mbrëmjen e djeshme ka të bëjë pikërisht me grupet mafioze të kromit.

Ngjarja është regjistruar pranë kryqëzimit të rrugicës "Hajdar Hidri" me rrugën e Kavajës, kur automjeti tip Fiat Punto me targa AA 501 IC ka shpërthyer nga aktivizimi i një lënde eksplozive.

Automjeti ishte i parkuar pranë banesës me qira të biznesmenit italian, dhe nuk ka patur të lënduar nga ngjarja.

Të njëjtat burime thanë se Compagnoni kishte denoncuar disa herë ish ortakët e tij në biznesin në minierat e kromit në Bulqizë, dhe se kjo ishte pista kryesore e hetimit.

Personat e identifikuar si autorë të mundshëm të shpërthimit të mjetit të biznesmenit italian, mësohet se janë larguar jashtë Shqipërisë pas ngjarjes.

Policia shoqëroi disa persona për të sqaruar konfliktet mes biznesmenit italian dhe ortakut të tij shqiptar, si dhe për të dokumentuar ngjarjen.