TIRANE - Debati i nxehtë në Parlament nxorri në sipërfaqe atë që përflitej prej kohësh si plan i PD-së dhe liderit për të përdorur administratën për votën e 23 qershorit.

Sot në seancën parlamentare, ministrja e Inovacionit, Milena Harito ka zbardhur e-mailin e Sali Berishës drejtuar administratës shtetërore një ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit.

Në seancë ka pasur edhe replika të ashpra edhe mes ministrit të Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me deputetin e PD-së.

"Meqënëse ne i kemi në dorë të gjitha të dhënat zyrtare po ju lexoj një mesazh të këtij zotërisë parafolës shumë interesant, që e kemi gjetur në kompjuterat e tij. Mesazh tejet i rëndësishëm zotrinj ministra dhe titullarë të institucionit në varësi duhet të rifreskoni porositë për administratën tuaj nëpërmjet koordinatorëve në Tiranë për: 1-Dërgoni deri pasnesër në darkë(bëhet fjalë para 23 qershorit) votat e sigurta të çdo punonjësi tuaji.
2-Tju kërkoni të votojnë bashkë me familjarët dhe personat që ata kanë marrë përsipër deri në orën 11:00.
3-Cdo vëzhgues në qendër votimi të pajiset me listën e administratës votues, koordinatorët që nuk janë komisionerë vëzhgues të jenë prezent tek shtabi i zonës gjatë ditës së votimit. Përshëndetje, Kryeministri Sali Berisha."- thuhej në mesazhin që lexoi Harito në seancë.

Ndërsa ish-kryeministri Berisha ka akuzuar qeverinë Rama-Meta për rritje të kriminalitetit dhe pasigurisë në vend.

Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Berisha u ndal edhe tek prishja në ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare në Himarë.

"Shkon në Himarë, terrorizon një fshat të tërë. Sollën punësimet e bijëve të tyre ku i kanë e ku si kanë, e shkon në Laç, dhe në parime tërësisht klasore minon dhe shkatërron ndërtime me leje. Ky është një mekaniznëm, Shqipëria nën thumbën e krimit, e tritolit, e maskave që vjedhin dhe e trafiqeve. Çfarë bëtë me ardhjen në pushtet, kapitulluat shtetin, sot krimi është ulur këmbëkryr në çdo skaj të vendit.

Në seancën e sotme Kuvendi i Shqipërisë diskuton projektligjin për "Sigurinë dhe shëndetin në punë", ndërsa pritet të diskutohen disa çështje të rëndësishme, si dhe një interpelancë me ministrin Bushati në Parlament lidhur më çështjen "Radika".