Surprise Me!

Lushnje, "Shota" mbron nderin e saj, vret me thike perdhunuesin

2015-08-21 16 Dailymotion

LUSHNJE- Një 40-vjeçare nënë e 3 fëmijëve ka vrarë për vetëmbrotje të dashurin e motrës pasi, siç deklaroi në polici, kishte tentuar ta përdhunonte.

Krimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në komunën Grabian të Lushnjes. Mësohet se viktima ështe IIir Llozi, 38 vjeç ndërsa autorja Daniela Meçai, nënë e 3 fëmijëve është arrestuar nga policia.

VRASJA NE KASOLLEN E LOPES
Krimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një kasolle, ku Daniela Meçai po milte lopën. Gruaja ka rrëfyer në polici se Iliri kishte tentuar ta përdhunojë.

Vrasja ndodhi sot në mëngjes, rreth orës 09:00 dhe viktima, Ilir Llozi, 38 vjeç ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

Daniela ishte nënë e 3 fëmijëve ndërsa bashkëshorti jetonte në Greqi. Ajo ka treguar në polici se thikën e mbante me vete pasi 38 vjeçari e kishte ngacmuar edhe më parë.

Viktima banonte 200 metra larg vendit ku ndodhi krimi, dhe ishte i dashuri i motrës së autorës. Në fshat njihej si një person që shpesh konsumonte pije alkoolike dhe i papunë. Por në momentin e krimit nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.

Edhe viktima, Ilir Llozi ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, ndërsa para disa muajsh kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me motrën e Danielës, e cila aktualisht jeton në Greqi. Pasi ishte goditur me thikë 38 vjecari ka shkuar në në shtëpinë e tij, ku i ka rrëfyer familjarëve se është qëlluar nga Daniela Mecani.

Buy Now on CodeCanyon