Si çdo ditë mëngjesi në tv A1 Report nis me "Rreze Dielli". E si në çdo puntantë nga e hëna në të premten pjesë e emisionit është dhe rubrika më e ndjekur "Të gatuajmë me zonjën Tefta", ku ndryshe nga të premtet e tjera këndi i kuzhinës do të marrë një frymë të re.

Kështu, çdo të premte bashkë me zonjën Tefta dhe Eneidën do të vijnë të ftuar shef të kuzhinës, të cilët do të ndajnë bashkë me amvisat eksperiencën e tyre në gatim, nëpërmjet ekranit të A1 Report .

E premtja do të kthehet në një traditë, ku ndërthurrja e eksperiencave të gatimeve të ndryshme nga këshillat e shefave të kuzhinës shqiptare, duke ruajtur traditën e gatimeve tona, do të bëhen pjesë e "Rreze Dielli".

Shefat e kuzhinës shqiptare të mbledhur në një shoqatë kanë ndërmarrë një mision bashkë me zonjën Tefta të sjellin shumëllojshmërinë e gatimeve tradicionale nga trevat e gjithë Shqipërisë në ekranin e A1 Report.

Këtë mision e nisi shefi i kuzhinës Flamur Hyka, i cili solli në këndin e kuzhinës së "Rreze Dielli" gatimet tradicionale të Tiranës.

Për të gjithë nostalgjikët e gatimeve tradicionale "tironse" u servirën tre receta.

Në kujtimet e Flamurit kuzhina "tironse" nis me bukën e misrit dhe vijon me vezën me gjiz, hurdhra e qep të njoma.

Kuzhina nisi me gatimin e recetës së parë, çorbës me oriz sipas traditës së kohëve më parë pa e modernizuar edhe pse ky gatim në kohët e sotme është shtuar me element të tjerë.

Receta e parë / Çorbë me oriz
Mëlçi pule
Oriz
Gjalp

Qëllimi i shoqatës së shefave të kuzhinës shqiptare është që të ruajnë gatimet tradicionale të çdo treve duke i sjellë në kohët e sotme të patjetërsuara.

Receta e dytë e kuzhinës "tironse" është fërgesa me gjiz dhe vezë e sjellë si në kohët e gjysheve tona.

Receta e dytë / Fërgesë me gjizë dhe vezë
Gjalp 50 g
Gjiz 300 gr
Vezë 4
Hurdhër
Qepë

Por, nuk munguan dhe këshillat e shef Flamurit i cili i tregoi gjatë gatimeve të recetave që ai solli në kuzhinën e "Rreze Dielli".

Edhe dekoracioni i pjatave u shërbye nga ai sipas kohëve të para në atë mënyrë siç servireshin pjatat në tryezat tona.
KUZHINA TEFTA
Përveç gatimeve dhe shpjegimit të tyre u përdorën gjatë bisedën emërtime të përbërësve sipas gjuhës "tironse", të cilat i dhanë nota të gjalla kohëve të para të kuzhinës tiranase.
Nuk mund të mungonte në traditën e kuzhinës "tironse" dhe pula me qull.
KUZHINA TEFTA

Receta e tretë / Pulë me qull
Pulë 1
Gjalp 70 gr
Miell 1.5 lugë gjelle
Miell Misri 3 lugë gjelle
Lëng Pule
Piper i Kuq