Surprise Me!

A1 Report - Pranga biznesmenit te gazit porositi vrasjen e konkurentit

2015-08-21 2 Dailymotion

TIRANE- Policia ka vënë në pranga porositësin që do t'i paguante 120 mijë euro për të ekzekutuar konkurentin në fushën e hidrokarbureve.

Ilir Karçini, sipërmarrës i kompanisë importuese "Prima Gaz", është arrestuar në Tiranë, dhe më herët Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë në mungesë dhe në fshehtësi të plotë masën e sigurisë më burg për të.

Vrasja e biznesmenit të hidrokarburvere ishte parashikur të kryhej në datën 25 janar pranë Kodrave të Liqenit Artificial por u parandalua falë arrestimit nga policia e Tiranës, po atë ditë të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

Burimet thanë dje për këtë tv se njeriu që ishte vënë në shenjestër zotëron depozita nafte në zonën e Porto Romanos në Durrës dhe dhjetëra karburtante në disa rrugë kombëtare të vendit.(Në pamje, shoqërimi në polici i biznesmenit Ilir Karçini)

Buy Now on CodeCanyon