TIRANE- Zjarri që ra mbrëmjen e djeshme brenda në ambientet e burgut të Rrogozhinës është i qëllimshëm. Policia e Kavajës ka rrëzuar pretendimin e parë të Drejtorisë së Përgjitshme të Burgjeve që zjarri mund të ishte aksidental nga një cigare.

Sipas policisë së Kavajës, nga këqyrja e kamerave rezulton se zjarrëvënësit në qelitë e burgut janë dy të dënuarit Ledion Gjoka dhe Jurgen Muçelliu.

Të njëjtat burime siguruan se nuk kemi të bëjmë me një tentativë arratisjeje, por më tepër me një shfryrje inati pas një zënke.

Si pasojë e zjarrit u plagosën dhe u lënduan mbi 21 të dënuar dhe të paraburgosur, nga të cilët 3 u dërguan për ndihmë të specializuar mjekësore në repartin e Djegie plastikës në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë. 50-vjeçari Arjan Habibaj ndodhet në spitalin e djegieve në QSUT, ku gjatë natës janë dërguar edhe 2 të dënuar të tjerë, Ilir Ndoni 26 vjeç, si edhe një 25-vjeçar i dënuar i cili nuk është regjistruar për shkak të qëndrimit të pakët të tij, pasi nuk kishte dëmtime serioze. Në spitalin e Rrogozhinës janë trajtuar me ndihmën e parë, dhe më pas janë larguar 20 të dënuar, ndërsa në spitalin e Kavajës, deri në mesditën e sotme vijonin të trajtoheshin me mjekim 17 të bugosur.