TIRANE - Ambasada Amerikane dhe dhoma amerikane e tregtisë në Tiranë në një ceremoni të organizuar këtë të mërkurë kanë shpallur 12 fituesit e nismës "Vepro Tani". Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, erdhi si një domosdoshmëri, për t'u treguar të gjithëve se ne na intereson zëri i shoqërisë civile dhe forcimi i demokracisë

Thuajse një vit e gjysëm pasi ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, shpalli nismën "Act now", tashmë shoqëria civile në vendin tonë, ka edhe kampionin e fituesve. Ambasada amerikane dhe dhoma amerikane e tregtisë, në një ceremony të organizuar këtë të mërkurë ka shpallur 12 fituesit, një për çdo muaj për vitin 2013.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu, në fjalën përshëndetëse, ka shpjeguar se "Act Now" u krijua si një mundësi ku të gjithë të kishin mundësi të shprehnin zërin e tyre.

Aleksandër Arvizu, ambasadori amerikan në Tiranë
Ish-presidenti Moisiu, i cili ka përkrahur që në fiillesat e saj nismën "Act now", është shprehur se ndryshe nga politika shqiptare që kujtohen një herë në katër vjet se qytetari ka të drejtë të flasin, Vepro tani i dha një tjetër dimension demokracisë në vendin tonë.

Dy nga fituesit e nismës Act Now, shprehen mjaft të emocionuara për këtë nderim që iu është bërë.

Ambasada Amerikane shpall 12 fituesit e nismës "Act Now"
Arvizu: Ne na intereson forcimi i demokracisë