Për kompozitorin Agim Krajka, Vaçe Zela është e pazëvendësueshme.

"Vaçe Zela të emociononte, ishte një artiste në çdo qelizë të trupit të saj. Është humbje tmerrësisht e madhe, pavarësisht se ka vite që nuk i jep këtij populli se në dorën e Zotit jemi të gjithë, ishte sëmurë. Por ndryshe është të jesh gjallë, ndryshe të mos jetosh më. Ajo ishte e pazëvendësueshme, veçanërisht për gjeneratën tonë. Vaçe Zela kishte gjithçka i takonte këtij populli për ta pasur në kulturën e tij. Nuk e them dot sa humbje e madhe është", shprehet kompozitori Krajka.

Për Krajkën, i cili ka punuar me Vaçen, ajo "Ishte një vajzë jashtëzakonisht korrekte".

"Vepronte një ligj tjetër në atë kohë. Vaçe Zela të befasonte, jo se ishin këngët e mia apo kolegëve të mi. Ajo kishte lindur artiste.
Është një rast tmerrësisht i veçantë. Në disa 10 vjeçarë, rrallë ka pasur këngëtare sic Vaçe Zela për këngën shqiptare".
Edhe pse prej vitesh, Krajka nuk ka pasur lidhje me Zelën, për shkak të largimit të tij për 17 vjet në SHBA, ai thekson se i duket sikur e ka takuar dje atë.
"Lidhje nuk kam pasur se në vitet 90 u largova kur u sëmur. Ika në SHBA për 17 vjet, por më duket sikur jam takuar dje me të. Nuk e zvogëlon apo zmadhon gjë Vaçe Zelën.
Vaçja lindi këtu, u formua, ishte një popull që e ushqeu dhe u bë Vaçe Zela", përfundon kompozitori Krajka.