Shqiptarët, të diskriminuar edhe nga kanali i tretë i RTVM-së i cili transmeton punimet e Kuvendit dhe organeve të tij. Gjuha shqipe nuk gjen zbatim as gjatë pauzave, në kohën kur nuk ka transmetim seancash plenare apo trupave kuvendore. Një shkelje e tillë është denoncuar sot edhe nga vetë kreu i Këshillit për kanalin kuvendor, Jani Makraduli. Sipas tij, një gjë e tillë përbën shkelje të Ligjit për Kuvend.

"Për fat të keq jemi dëshmitarë se përveç këngëve në gjuhën maqedonase apo ndonjë emisioni dokumentar, edhe pse shumë rrallë, nuk ka asgjë tjetër që do ta pasqyronte ambientin në të cilin gjendet RM, si shtet i konstituuar edhe në bazë të Kushtetutës", tha Jani Makraduli, kryetar i Këshillit të Kanalit kuvendor .

Sipas Makradulit, është pushteti ai që e keqpërdor edhe këtë kanal televiziv, për qëllime politike.

"Dëshirojmë të jetojmë në një shtet ku do të njihemi, ndërkohë që më së miri do të njihemi përmes kulturës dhe gjuhës, dhe kanali kuvendor është një shans i mirë që të jetë ajo urë, dritare e hapur për një bashkim. Por për fat të keq nën diktat të pushtetit, ndonjëherë po shfrytëzohet si fitil për ndezjen e disa tensioneve për t'i mbuluar mossukseset e tyre politike", u shpreh Jani Makraduli, kryetar i Këshillit të Kanalit kuvendor.

Deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu i tërhoqi vërejtje mbi të gjitha partisë shqiptare në pushtet, e cila sipas tij, tregohet e verbër ndaj një fenomeni të tillë përbuzës ndaj shqiptarëve.

"Ata nuk e panë të a arsyeshme që të intervenojnë sa i përket pjesës së kanalit parlamentar që di të emitojë vetëm këngë nacionaliste maqedonase, këngë kishtare, që diskriminon gjuhën shqipe dhe fjalimet e deputetëve shqiptarë. Fatkeqësisht kjo gjë BDI-së aspak nuk i pengon, saqë kanë filluar edhe ata vet të flasin dhe të kënaqen kur flasin maqedonishte", deklaroi Bekim Fazliu, PDSH.

Zgjidhja e këtij problemi nuk mund të arrihet pa vullnet politik të cilin sipas bashkëbiseduesve, varet edhe nga mirëkuptimi i pushtetit. Bedri Rexhallari