Surprise Me!

Ndërron jetë Vaçe Zela

2015-08-21 3 Dailymotion

Ka ndërruar jetë artistja e madhe e skenës muzikore shqiptare Vaçe Zela. Familjarët e Zelës njoftuan publikun se ikona e muzikës shqiptare ndërroi jetë mbrëmë në Bazel të Zvicrës, ku jetonte prej vitesh me familjen. Gjithë jeta publike, kulturore e politike ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kësaj ikone. Në Parlamentin e Shqipërisë është mbajtur një minutë heshtje.

"Në një kohë e vend tjetër Vacja do ishte yll i ndezur në qiellin e botës. Iku duke lënë përjetë ndezur yllin e vet në qiellin e Shqipërisë", tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

"Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtares dhe artistes së shquar Vaçe Zela. Ajo ka qenë dhe mbetet ikonë e muzikës së lehtë dhe asaj popullore, një zë origjinal, i papërsëritshëm dhe unike në muzikën shqiptare. Zëri i mrekullueshëm dhe këngët e saj për Atdheun janë perla të përhershme të trashëgimisë sonë muzikore. Ngushëllime familjes dhe dashamirëve të shumtë", deklaroi Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.

Vaçe Zela lindi në Lushnjë në vitin 1939 dhe më 7 prill të këtij viti do të mbushte 75 vjeçe. Vaçe Zela e pasuroi skenën shqiptare me një zë të jashtëzakonshëm, për më shumë se 40 vjet duke krijuar mitin e saj të pavdekësisë, duke u dëgjuar plot mall në çdo shtëpi shqiptare. Ky simbol i muzikës shqiptare është përfshirë në librin e 500 personaliteteve me më shumë influencë në botë, e vetmja shqiptare që mori këtë çmim nga Instituti i Biografive në Amerikë. Ajo u nderuar me çmimin "Artiste e merituar" në vitin 1973, "Artiste e Popullit" në 1977, "Mjeshtre e madhe e punës" dhe "Qytetare Nderi e Lushnjes", për të arritur deri tek çmimi më i lartë, "Nderi Kombit" që e bëri atë gruan e parë shqiptare të nderuar me këtë çmim sa ishte gjallë. Kjo artiste e pa përsëritshme u largua nga skena në vitin 1992, por sidoqoftë mbeti një ndër zërat e preferuar të historisë shqiptare, për shumë breza. Në vitet e zymta të diktaturës këngët e Vaçe Zelës ishin e vetmja dritë. Në gojët e çdo shqiptari, Vaçe Zela perifrazohet si lis i pyllit të lirisë. Me dëshirën të saj, artistja e madhe shqiptare do të varroset në atdhe. Ferikan Iljazi

Buy Now on CodeCanyon