Drejtoresha e spitalit të Kukësit, Hafie Zeneli, thotë se kemi të bëjmë me 6 të vdekur. Në një lidhje telefonike për A1 Report thotë se kemi të bëjmë me 6 të vdekur.

"U mblodh gjithë stafi mjekësor. Iu dha ndihma e parë në spital atyre që ishin gjallë dhe në gjendje tepër të rëndë, njëri është nisur për në spitalin e Tiranës me helikopter, tre të tjerët me ambulancë.

Ai që u nis me helikopter kishte gjendje shumë të rënduar. Pavarësisht ndihmës që iu dha, ishte në gjendje kome, kishte dëmtime në kokë, fraktura".
Deri në këto momente, kemi tre kufoma në spital. Kemi informacion nga policia edhe për tre kufoma të tjera, që janë nisur në spitalin e Kukësit. Nuk kam informacion për më shumë viktima", thotë Zeneli.

"Në spitalin e Kukësit, erdhën shtatë të plagosur, nga të cilat katër janë nisur në Tiranë dhe tre po mjekohen në spitalin tonë. 3 kanë ardhur të vdekur, 3 në spital. Viktima Linda Çuni ishte 4 muajshe shtatzënë. Erdhën 7 të plagosur nga të cilët tre u nisën për në Tiranë. Ata që ndodhen tani në spitalin e Kukësit, nuk kanë rrezikshmëri për jetën. Tre persona të tjerë kanë humbur jetën e janë në morg të spitalit.

Në spital janë tre kufoma, gra, një nga ato ishte shtatzënë rreth 4 muajshe. Ishin nga fshatrat e Kukësit të gjithë", thotë drejtoresha e spitalit rajonal të Kukësit, duke shtuar se është "Gjendje e rëndë, e vështirë e tragjike".

"Jemi shokuar të gjithë. Ne njoftuam për dy helikopterë, Ministria e Shëndetësisë u përgjigj në kohë rekord, por një nga gratë humbi jetën para se të vinte helikopteri".

Sipas saj, një i plagosur prej tyre u nis në Tiranë me helikopterin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe janë "Gjashtë kufoma, tre prej të cilave gra, njëra shtatzënë".