FUSHË-KRUJË- Shpërthimi i një granate luftarake ka shkaktuar plagosjen e 4 fëmijëve më fshatin Vrion të Fushë-Krujës të moshave 6 deri në 8 vjeç. Zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian RrJepaj thotë se njëri prej 4 fëmijëve është në gjendje të rëndë në Reanimacionin e Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sabian Tema, gjashtë vjeç ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës.

Të plagosurit e tjerë janë Fredi Tema, gjashtë vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosur janë edhe Xhuli Tema, 9 vjeç dhe Brunilda Tema, 8 vjeçe.

Katër fëmijët e së njëjtës familje kanë qenë bashkë me të atin, Flamur Tema, duke kullotir bagëtitë. Fëmijët kanë ndezur një zjarr e më pas ka ndodhur shpërthimi.

Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një granate luftarake që ata kanë pasur atje.

"Mund t'ju them që ka pasur dhe një problem tjetër. Katër fëmija nga Fushë-Krujë, për shkak të plasjes së një granate. Një është në gjendje të rëndë. Janë fëmijë, nuk mund t'ju them moshën, sepse do të kemi informacione zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë. Njëri është në rrezik të madh për jetën. Ekipet mjekësore janë trefishuar, ekipet infermierore janë në gadishmëri të plotë, baza mjekësore nuk mungon", ka bërë të ditur sot në ambientet e spitalit të Traumës, zv. Ministri i Shëndetësisë, Rrjepaj.

Zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodjan Rrjepaj, në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës, raportoi edhe për një ngjarje tjetër, me plagosjen e katër personave. Në prononcimin për shtyp, ai u shpreh se katër fëmijë, mosha e të cilëve ende nuk bëhet me dije, kanë marrë plagë të rënda nga plasja e një bombole gazi. Një prej tyre, paraqitet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

"Mund t'ju them që ka pasur dhe një problem tjetër. Katër fëmija nga Fushë-Kruja, për shkak të plasjes së një bombole gazi, një është në gjendje të rëndë. Janë fënijë, nuk mund t'ju them moshën, sepse do të kemi informacione zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë. Njëri është në rrezik të madh për jetën. Ekipet mjekësore janë trefishuar, ekipet infermierore janë në gadishmëri të plotë, baza mjekësore nuk mungon", tha ai.