Surprise Me!

Gruevski: Emri i kandidatit për president, pas konventës

2015-08-21 1 Dailymotion

Kryeministri Nikola Gruevski edhe më tej pa përgjigje konkrete lidhur me propozimin e BDI-së për zgjedhjen e kandidatit konsesual për president. Gruevski edhe sot e përsëriti qëndrimin e paralajmëruar që kandidatin e vetë për kreun e shtetit, VMRO-DPMNE do ta publikojë pas konventës së partisë që do të mbahet më 1 Mars.<br /><br />"Tashmë e dhamë shpjegimin në lidhje me zgjedhjen e kandidati për president nga ana e VMRO-DPMNE-së. Kjo është mënyra më e zakonshme që në vitet e kaluara, nga pavarësia e Maqedonisë, e bënte VMRO DPMNE, kurse ajo është përmes institucionit të konventës së partisë. Këtu jepet një mundësi për një numër të madh të delegatëve, me votim të fshehtë, ta shprehin qëndrimin e anëtarësisë së VMRO -DPMNE-së lidhur me atë se kush duhet të jetë kandidati për president i Republikës së Maqedonisë", deklaroi Nikola Gruevski, kryeministër i Republikës së Maqedonisë. Alsat-M

Buy Now on CodeCanyon