Surprise Me!

A1 Report - Mesazhi i Mitros, i kërkoi takim prefektit Besnik Dervishi

2015-08-21 4 Dailymotion

TIRANE- Në telefonin celular të prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, ditën e arrestimit të Julian Sinanajt, ka mbërritur një mesazh ku i kërkohej një takim.

Teksti i mesazhit sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dyshohet të jetë shkruar nga Marion Mitro, i arrestuar si porositësi i vendosjes së C4-s me celular në automjetin tip "Peugeot" të Prefektit të Vlorës.

Teksti i sms ka qenë i shkurtër "Dua të të takoj" dhe vinte vetëm pak orë pasi në media doli karta e identitetit të të arrestuarit si i dyshuar për vrasës me pagesë.

Nga kompania celulare është konfirmuar se numri nga i cili është dërguar sms-ja në celularin e Prefektit Dervishi, është në llogari të Marion Mitros.

Vetë Mitro nuk është marrë ende në pyetje për këtë fakt, ndërsa në të gjitha deklarimet e tij ka pranuar njohjen me prefektin, ndërsa mohon kategorikisht të ketë lidhje me tentativën për të vrarë me eksploziv Dervishin.

Dervishi është marrë përsëri në pyetje ditën e shtunë, ku edhe ka dhënë me deklarime të hollësishme për mesazhin, duke mohuar sërish njohjen me Mitron dhe personat e tjerë të arrestuar.

Sinanaj u arrestua pas rrëfimit të një vrasësi tjetër me pagesë, Ndriçim Gjokona, për porositjen për 120 mijë euro të një atentati ndaj biznesmenit të koncensionarit të Porto Romanos, Piro Bare.

Nga hetimet, dy vrasësit me pagesë, tashmë të penduar, kanë zbardhur fakte për atentatin e mbetur në tentativë për Prefektin.

Policia ka në kërkim dy menaxherët e grupit të vrasësve me pagesë, Genis dhe Andon Mëhillaj.

Mbrëmjen e të dielës, në banesën e Genis Mëhillajt ka ndodhur një shpërthim duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja e të dielës është konsideruar si mesazh ndaj Mëhillajt të dyshuar për hakmarrje, por edhe nga porositësit e vrasjeve me pagesë, emrat e të cilëve nuk kanë dalë ende për hetuesit.

Buy Now on CodeCanyon