Presidenti amerikan Barack Obama dhe këngëtarja Beyoncé, mendohet të jenë në një marrëdhënie mes tyre. Lajmi u bë i ditur nga paparaci i njohur francez Pascal Rostaing në një intervistë për Radion franceze Europe 1.

Sipas tij, të martën e 11 shkurtit do të dalin provat e një historie dashurie të mundshme, mes Presidentit dhe këngëtares, prova të cilat do të publikohen nesër nga e përditshmja amerikane Washington Post. Por e përditshmja, duke e përgënjeshtruar këtë gjë, shprehet se nuk merret me të tilla lajme. Paparaci fracez, për mikrofonin e kësaj radio, u shpreh gjithashtu se mes Obama dhe Michelle është një atmosferë e akullt dhe prej disa javësh marrëdhënia e tyre nuk është më e qetë.

Rostaing me siguri, është shprehur se gazetarët do e nxjerrin këtë lajm, kur të jenë të sigurtë 150%, pasi në SHBA ligji nuk është si në Francë. Gazetarët mund të dënohen nëse deklarojnë diçka jo të vërtetë, kështu që duhet të jenë të kujdesshëm për të mos gabuar.

Fotografi 56-vjeçar Rostaing, është autori i shumë skupeve, siç mund ishin fotot e para të historisë së dashurisë, mes ish gruas së Presidentit francez Nicolas Sarkozy, Cecilia dhe Richard Attias në vitin 2005. Gjithashtu, ai ka qenë autor i fotografive të para në vitin 1994, të vajzës sekrete të Presidentit të asaj kohe, Francois Mitterrand, apo fotot e marrëdhënies mes Princeshës Karolina të Monaco-s me tenistin Guillermo Vilas.