Surprise Me!

A1 Report - Rasti i Sinanaj, 23 njesi hetime transaksioneve bankare online

2015-08-21 1 Dailymotion

TIRANË - Transaksionet bankare të kryera nga vrasësi me pagesë Julian Sinanaj si dhe lufta ndaj krimit kibernetik kanë bërë që Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla të firmos urdhërin për ngritjen e 23 strukturave hetimore, pranw ccdo prokurorijw rrethi, qw do të merren me hetimet mbi transaksionet bankare, ato elektronike si dhe mbi transaksionet e lojrave të fatit online.

Burime nga institucioni i akuzës kanw bwrw tw ditur pwr A1 Report se kjo strukturë ka nisur nga puna në fillim të kësaj jave në 5 prokurri rrethi, si dhe brenda muajit shkurt përfundon kompletimi i kësaj njësie në 18 prokuroritë e mbetura.

Vendimi është marrë nga Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili ka kërkuar nga vartësit e tij të bashkëpunojnë dhe me ekspert të fushave si ekspert elektronik apo njohës të sistemeve bankare, pasi ky bashkëpunim do të rrisë efekiasitetin në hetimin e çdo rasti.

Po të njëjta burime i thanë A1 Report se në hetimet që po kryhen në lidhje me vrasësin me pagesë Julian Sinanaj ka rezultuar se të gjitha veprimet bankare, ky i fundit i kryente nëpërmjet llogarisë online pa u paraqitur fizikisht në bankë.

Gjitashtu ka rezultuar se asnjë nga bankat e nivelit të dytë nuk ka njoftuar strukturat hetimore apo agjensitë ligjzbatuese për transaksionet e Sinanajt, transaksione të cilat arrinin në vlera nga 5000 deri në 10.000 euro.

E një pikë tjetër ku do të fokusoj hetimet kjo strukturë i shpjegoi i njëjti burim A1Report është dhe kontrolli i pagesave online, pasi për herë të parë pritet të monitorohen dhe transaksionet e lojrave të fatit, ku jo pak herë ka rezultuar se në mënyrë të jashtligjshme realizohet pastrami i parave.

Buy Now on CodeCanyon