TIRANE- Tregu i telefonisë celulare në vend dominohet nga pozita monopol që diktohen nga kompanitë më të fuqishme në treg. Duke përfituar nga numri i lartë i abonentëve, kompanitë celulare nuk parrin parasysh as vendimet e autoriteve shtetërore. Ky fakt është pranuar edhe nga vetë kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Piro Xhixho, i cili i pyetur nga deputeti i PD-së, Elidon Bushati, në lidhje me pozitat dominuese të tregut celular nga një kompani e vetme, ka thënë vetëm se, "Autoriteti është në fazë vëzhgimi, por jo marrjesh të masave".<br /> <br />"Përsa i përkët problematikës që nuk lidhet me strukturën megjithatë çështje të dominancës, ne jemi tani në proces konsultimi publik të lidhur më këtë çështëje të dalë në rekomandim nga konkurenca, kemi hapur një procedurë konsultimi për teminimet në rrjetet celulare, është në proces deri në 15 mars pastaj hyn në vendimarrje. Gjykojmë që do merren në konsideratë rekomandimi për të parë mundësinë e ndonjë përmirësimi por mendojmë që rregullimi i tregut ka efektet e tija në kohën e duhur. Dominanca e shprehur nga autoriteti i konkurencës është dominant që ne po e shqyrtojmë në kuadër të këtij rregullimi që do bëjmë", tha Piro Xhixho, Kreu i AKEP-it.<br /> <br />Këto deklarata u bënë gjatë raportimit të përfaqësuesve të AKEP-it në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ku u diskutua struktura e re e këtij Autoriteti, e cila prej katër vitesh është çuar si draft propozim në Parlament.
