Surprise Me!

A1 Report - Çelet konkursi per restaurimin e fototekes "Marubi"

2015-08-21 0 Dailymotion

TIRANE- Plot 20 ditë pasi do të prekte nga afër situatën e rëndë në të cilët ndodhen thesaret e dinastisë Marubi, kryeministri Edi Rama njofton çeljen e konkursit për restaurimin dhe Muzealizimin e Fototekës Kombëtare 'Marubi".

Konkursi është çelur nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Altelier Albania.

Nëpërmjet këtij projekti, Ministria e Kulturës synon ta transformojë Fototekën Kombëtare "Marubi" në një institucion kulturor bashkëkohor, duke vendosur standarde të reja për funksionimin dhe drejtimin e saj. Një rikonstuksion i tillë do të ndihmojë jo vetëm në rritjen e numrit të vizitorëve, por edhe në përmirësimin e kushteve të ruajtjes së negativëve.

Dinastia Marubi i ka lënë shtetit një thesar të vërtetë, me afro 500,000 negativë fotosh, si edhe me dokumente historikë e objekte të fotografëve të mëparshëm.

Fotot e ruajtura në muze kanë një rëndësi unike jo për dokumentimin e historisë, etnografisë, ngjarjeve, mënyrës së jetësës në zonën e Shkodrës por paraqesin interes edhe në një rang më të gjërë rajonal.

Marubët njihen për realizimin e nudove të para në Shqipëri, por edhe pasurimin e historisë nëpërmjet dokumentimit të mjaft ngjarjeve historike.

Buy Now on CodeCanyon