Surprise Me!

A1 Report - Lind me deformim gjenetik, e ema: Me ndihmoni, mos t'i pritet kemba

2015-08-21 6 Dailymotion

FUSHE-KRUJE- Rudina Toluli, është e ëma e një vogëlushi vetëm 4-muajsh që ka lindur me një anomali gjenetike në këmbën e djathtë.

Si pasojë, vogëlushit të saj rrezikohet t'i pritet këmba nëse nuk ndërhyhet në kohë. Është vetëm katër muajsh, por jeta e tij është shënjuar që në ngjizje nga një defekt gjenetik.

Këmba e tij e djathtë është e deformuar, nga gjuri e poshtë. Kupën e gjurit e ka në anë të kundërt, ndërsa kërciri i këmbës është i palosur më dysh duke bërë që shputa e këmbës të mos jetë në pozicion normal, por e ngjitur me gjurin.

E ëma e vogëlushit, Rudina Toluli, na thotë se ndonëse është ndjekur në shtatzëni në Fushë-Krujë ku edhe banon, mjekët nuk e kanë konstatuar defektin gjenetik të të miturit.

Pavarësisht se janë në gjendje të rëndë ekonomike, Rudina e ka dërguar të voglin e saj te spitali i Traumës në Tiranë dhe tek një spital privat, ku i kanë dhënë shpresë se anomalia mund të rregullohet, por kushton shumë shtrenjtë, para të cilat ajo nuk i ka. Ndaj ajo bën u bën apel të gjithëve që ta ndihmojnë që fëmija i saj të jetë njësoj si të tjerët.

E ndodhur keq ekonomikisht, dhe e braktisur nga i shoqi kur ishte në muajin e pestë të shtatzënisë, Rudina ka menduar ta çojë të voglin e saj në Shtëpinë e Fëmijës, por nuk ka mundur ta largojë nga sytë.

Sipas mjekëve kjo lloj anomalie është shumë e rrallë dhe jo në të gjitha rastet operacioni del me sukses.

Për të gjithë ata që janë të interesuar ta ndihmojnë të ëmën e vogëlushit, mund ta kontaktojnë në numrin e celularit 0685319716. Ajo së bashku me të voglin, jeton në familjen e babait të saj në Fushë-Krujë.

Buy Now on CodeCanyon