Surprise Me!

A1 Report - Thaçi dhe Mustafa bien dakord per zgjedhjet e pergjithshme te ketij viti

2015-08-21 1 Dailymotion

PRISHTINE- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, janë takuar të premten e 14 shkurtit. Thaçi dhe Mustafa kanë biseduar në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme të cilat priten që të mbahen gjatë këtij viti.

Në një njoftim të dhënë nga LDK-ja, thuhet se gjatë këtij takimi dy kryetarët ranë dakord për koordinimin e axhendës politike në muajt e ardhshëm.

Gjithashtu, ata ranë dakord që reforma zgjedhore të përfundohet nga Komisioni Parlamentar dhe Qeveria ta procedojë këtë reformë për miratimin e saj në Kuvend.

Gjatë bisedës Thaçi-Mustafa u ra dakord për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Gjithashtu, që këto zgjedhje të zhvillohen nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve dhe sipas njoftimit të LDK-së, për këtë gjë do i bëhet edhe një kërkesë zyrtare Bashkimit Europian, OSBE dhe shumë të tjerëve.

Bëhet e ditur se dy kryetarët kërkojnë që përgatitjet të kryhen edhe në koordinim me subjektet politike dhe me konsensusin e Kuvendit të shkohet në Zgjedhje të përgjithshme në gjysmën e parë të këtij viti.

Në ditët në vijim, lideri i LDK-së pritet të takohet edhe me liderët e subjekteve të tjera politike.

Buy Now on CodeCanyon