TIRANË - Zbardhet një vrasje e ndodhur ditën e mërkurë (12 shkurt 2014), e cila ishte regjistruar si aksident nga ana e policisë. Policia e Tiranës gjatë ditës së sotme ka zbuluar të vërtetën rreth vdekjes së një banori të lagjes "Xhamllik" në kryeqytet, kur prangosi një 23-vjeçar që kishte vrarë të atin.

Fillimisht, të mërkurën, ngjarja ishte raportuar si aksidentale, sikur Fatos Thaçi ishte përplasur me biçikletë dhe për pasojë kishte gjetur vdekjen. Ngjarja u arkivua si e tillë nga oficerët e policisë të komisariatit nr 4 në Tiranë, të cilët në raportet e tyre referuan për plagë të marra pas një aksidenti.

Mirëpo, pas grumbullimit të provave të tjera, si dhe pas verfikimit të saktësive të dëshmive të djalit të viktimës, ekspertët nisën të dyshonin. Kështu, 23-vjeçari Ardian Thaçi nuk ishte i qartë rreth pyetjeve se ku kishte qenë momentin e aksidentit, gjë e cila solli edhe rinisjen e hetimeve.

Kësisoj, rezultoi se ngjarja kishte ndodhur pas një sherri me djalit dhe të atit, ndërsa 23-vjeçari e kishte goditur në kokë me sende të forta. Policia vendosi të ndjekë penalisht oficerin që kishte kryer veprimet hetimore, derisa të sqarohen më pas të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje. Ndërkaq, 23-vjeçari i arrestuar pritet të marrë masën e sigurisë.