Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski nuk dëshiron ti komentoj pagat prej 8.050 denarë për punëtorët maqedonas që ua ofron kompania gjermane "Drekselmaer" në Kavadar.

"Dhe çka duhet të komentojë?", shprehet Vladimir Peshevski, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Si i komentoni pagat prej 8.050 denarë, që i jep investitori i huaj "Drekselmaer"?
"Nuk mund të komentojë pagën e një kompanie tjetër. Nuk e kuptoj", u përgjigj Vladimir Peshevski, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Nesër është afati i fundit për aplikim në shpalljen për punësim në fabrikën "Drekselmaer" në Kavadar ndërsa kompania thuajse për të gjitha vendet ose pozicionet e punës ofron rrogën prej rreth 8.100 denarë. Nga kompania nuk duan të flasin për shumën e pagës për punëtorët, por thonë se nuk paguajnë pagën minimale. Por nuk sqarojnë as faktin se pse atëherë në shpalljet e botuara, ofrojnë pagë minimale për punë në fabrikën në Kavadar. Sipas ligjit për marrëdhënie të punës, çdo punëdhënës kur shpall konkurs është i obliguar që ta përmend edhe pagën që ofron për vendin e punës që shpall. Krahu i lirë i punës është një nga argumentet kryesore në fushatat e Qeverisë për tërheqjen e investitorëve të huaj, që për disa ekspertë është një politikë e gabuar ekonomike. Natasha Stojanovska