TIRANE- Një psikologe në cilësinë e ekspertes ligjore vizitoi Andon Mëhillajn në ambientet e paraburgimit numër 302. Nga rezultati paraprak i vizitës së kryer psikologia konstaton se lëkundjet dhe sëmundja mendore e Mëhillajt, mbeten vetëm një alibi e avokatit mbrojtës.

Lajmi konformohet nga burime të besueshme pranë Instititutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Mëhillaj, u vetëdorëzua pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si një nga eksponentët kryesor të grupit të vrasëve me pagesë.

Mëhillaj nuk rezulton të jetë i regjistruar apo të ketë patur kartelë të mirëfilltë për papërgjegjshmërinë e tij mendore.

Së bashku me kushëririn e tij, Genis Mëhillaj, akuzohen si ndërmjetës mes porositësve të atentateve dhe dy vrasësve me pagesë Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona në kryerjen e krimeve.

Pas vetëdorëzimit, mësohet se Mëhillaj kishte tentuar të priste damarët në qelitë e izolimit të policisë, ndërsa në paraburgum ai është vendosur në izolim pas krizave nervore që pësoi pasditen e të shtunës.

Mëhillaj, akuzohet se ka angazhuar vrasësit me pagesë në ekzekutimin e peshkatarit Sokol Veizi dhe biznesmenit Agron Çela në Vlorë.

Në shpërthimin në banesën e kryetarit të Partisë Demokratike në Vlorë Ardian Kollozi, vendosjen e eksplozivit në automjetin e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi si edhe në organizimin e një atentati të mbetur në tentativë ndaj bizsmenit Piro Bare dhe dy shpërthimeve të tjera me eksploziv në Vlorë.