POGRADEC- Rreth 840 banorë të fshatit Vërdovë në qytetin e Pogradecit prej vitesh jetojnë pa ujë të pijshëm.<br /><br />Çdo ditë banorët përshkruajnë kilometra rrugë për të mbushur ujë të pijshëm në fshatrat përreth. Banorët ankohen se janë lënë në harresë, pasi sipas tyre premtimet për ndërtimin e kanalizimeve kanë mbetur vetëm fjalë boshe.<br /><br />Jashtë kamerës, nga ana e komunës Buçimas pohohet se ekziston një projekt për kanalizimin e ujit të pijshëm në këtë fshat, por nuk bëhet me dije se kur do të vihet në zbatim.