TIRANË- Një automjet ka shpërthyer sonte rreth orës 22.00, në zonën e Liqenit në Tiranë, pranë Kopshtit Zoologjik. Shpërthimi ka ndodhur në zonën e Liqenit, në një makinë të tipit "Opel" me targa italiane të paregjistruara, ndërsa automjeti ishte i parkuar.

Shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një sasie prej 100 gr lënde eksplozive, mendohet e llojit C4, të vendosur në pjesën e prapakolpit të makinës me targa GR 31 97 94.

Nga shpërthimi ka dëme materiale, por jo në njerëz.

Makina ka qenë e parkuar prej gati një muaji dhe pronari i saj mendohet se është një biznesmen italian, i cili është marrë në pyetje nga Policia.

Ekspertët e hetimit nga Policia dhe Prokuroria kanë rrethuar zonën dhe po hetojnë bizneset rrotull.

Policia mendon se ka qenë atentat për të trembur personin, ku është vendosur lënda eksplozive e jo për ta eleminuar atë.

Vetëm dy javë më parë, një tjetër makinë me targa italiane u hodh në erë në rrugën e Kavajës.

Në zonën në afërsi të Liqenit Artificial ka pasur edhe raste të tjera të vendosjes së lëndës eksplozive në automjete, siç është ai i 23 shtatorit 2013 kur iu vendos lëndë plasëse automjetit të ndërtuesit Arben Xhaferri.