IRAK - 24 persona kanë humbur jetën gjatë një nate në Bagdad. Ky është bilanci i atentateve të rradhës në Irak.

11 persona kanë humbur jetën, si pasojë i një shpërthimi të një furgoni të mbushur me eksploziv. Shpërthimi ndodhi pranë një stacioni autobusi shumë të frekuentuar në orën 20 të mbrëmjes, në lagjen Shiite të Ur.

Gjithashtu edhe një seri autobombash kanë shpërthyer në lagjet me mazhorancë Shiite. 9 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të bërë ndaj një xhamie.

Ndërsa një tjetër bombë shpërtheu në Ghazaliya, në perëndim të kryeqytetit iraken, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 4 të tjerë.

Nga atentatet në Irak mbeti i vrarë dhe një tjetër person.

Sipas burimeve mjekësore të sigurisë, vetëm në muajin janar të 2014-ës, janë verifikuar të paktën 1000 viktima. Ndërkohë që në muajin shkurt, viktimat kanë qenë 460.