TIRANË- Me 13 vota pro të mazhorancës, Komisioni i Ligjeve miratoi sot kërkesën për lirimin nga detyra të Kryeinspektores së ILDKP-së, Zana Xhuka.

Motivacioni i shkarkimit është: Paafësia në punë. Gjithashtu deputetët e komisionit, shpallën të pavlefshëm edhe vendimin e janarit të 2013-ës për emërimin e Xhukës në këtë detyrë. Pavlefshërmia absolute e emërimit sjell për pasojë dhe lirimin e Zana Xhukës nga post ii ILDK-së

Gjatë mbledhjes së sotme ka pasur debate në Komisionin e Ligjeve ndërkohë që nga opozita ka qenë i pranishëm vetëm deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi dhe Nard Ndoka.

?Deputeti i PD-së Ored Bylykbashi nënkryetar i komsionit tha se po kërkohet të kontrollohen të gjitha institucionet e pavarura.

"Opozita nuk mund të bëhet pjesë e farsës së nisur duke luajtur me Kushtetutën me qëllim të shkarkojë krerët e institucioneve të pavarura. Në rastin konkret këtë të ILDKP-së "- tha Bylykbashi në një prononcim për A1 Report.

PSE 51 DEPUTETE KERKUAN SHKARKIMIN
Shkarkimi i saj, përveç raportit të hartuar në këtë komisionin nga një grup deputetësh që bënë verifikime në ILDKP pas denoncimeve të stafit të saj, vjen edhe si rezultat i firmosjes nga 51 deputetët e mazhorancës.

Në kërkesën e depozituar në Kuvend arsyetohet: "Përsa parashtrohet në raportin e Komisionit të Ligjeve ne vlerësojmë se në kundërshtim flagrant me ligjin që nga momenti i emërimit në detyrën e Inspektoriatit të Përgjithshëm të znj.Zana Xhuka përmbushja e funksionit të këtij institucioni, në rastin më të mirë ka qenë i mangët, në rastet e tjera plotësisht në shkelje të detyrimeve ligjore dhe vetë Kushtetutës.

Nisur nga kompetencat që i njihen inspektores së përgjithshme veprimet dhe mosveprimet e znj. Zana Xhuka kanë krijuar pasoja të rënda dhe të pakthyeshme në proçeset e punës që ILDKP ka lidhur me numrin e kallëzimeve penale, masat admisnitrative, gjobat, hetimet adminsitrative".

Ndërkohë që deputetët firmëtarë kanë arsyetuar edhe faktin se "është i paprecedentë fakti që ndër 40 punonjës që ka patur në organikë ILDKP, 34 prej tyre ose 90% e tyre nënshkruajnë peticionion e bëjnë kallëzime publike mbi mungesën e funksionalitetit të institucionit, shkelje të ligjit nga kryeinspektorja, mungesën e eficensës së saj në ushtrimin e detyrës si dhe sjelljen e saj arrogante me stafin e isntitucionit. Një situatë e tillë konfliktuale ka sjellë si pasojë cënimin e imazhit publik, funksionalitetin dhe besueshmërinë në opinionin publik të këtij institucioni", thonë ata.

ILDKP u vu në qendër të vëmendjes edhe pas mospraportimit në Kuvend në lidhje me deklarimin e pasurisë të dy emrave të dekreteve të Presidentit për Gjykatën e Lartë, e cila është një tjetër arsye sipas deputetëve që kanë firmosur kërkesën për të kërkuar shkarkimin e saj.