TIRANË - Lihet në qeli sërish Ilir Karçini, personi i cili akuzohet se është porositësi për vrasjen e biznesmenit të gazit, Piro Bare. Ka qenë Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda që nuk e ka pranuar kërkesën e avokatit Ardian Leka, i cili kërkonte lirimin e klientit të tij.

Duke folur pas seancës, avokati i Ilir Karçinit tha se, klienti i tij nuk e njeh personin që është i pandehuri i prokurorisë (Julian Sinanaj) dhe që ka përmendur emrin e tij. Gjithashtu avokati Ardian Leka deklaroi se, në dosjen e prokurorisë nuk ekzistojnë elemetët e veprës penale dhe për këtë do t'i drejtohet Gjykatës së Lartë.

"Ne mendojmë se nuk ekzistojnë elementët e veprës penale dhe për këtë arsye do ti drejtohemi Gjykatës së Lartë", tha Leka. Sipas tij, klienti në sallë e gjyqit ka dekalruar se nuk e njeh të penduarin. "Ai foli dhe nuk e njeh personin që është i penduar dhe që pretendohet se është ekzekutuesi".

Në fund, Ardian Leka tha se, bashkë me ish-kryeprokurorin Theodhori Sollaku do të jenë avokatët mbrojtjës të Ilir Karçinit, të arrestuar si i dyshuar për porositjen e një atentati ndaj biznesmenit Piro Bare.

Por atentati ndaj Bares nuk u realizua sepse, policia vuri në pranga vrasësin me pagesë Julian Sinanaj, ditën e shtunë në datën 25 janar 2014, në kohën kur ishte duke shkuar për të kryer një vrasje. Pas arrestimit, Sinanaj u bë i penduar i prokurorisë dhe ka treguar disa krime që ka bërë.

Gjatë dëshmive të tij, Sinanaj ka dhënë edhe emrat e personave që kanë qenë porositës të vrasjeve dhe atentateve me tritol, Marjon Mitro, për atentatin ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervishaj.

Sinanaj ka thënë për prokurorinë se, kushërinjtë Andon dhe Genis Mëhillaj ishin personat që i kishin kërkuar për të vrarë peshkatarin Sokol Veizaj, për një pronë.