Surprise Me!

A1 Report - Atentat në Milot, plumba makines 2 te vdekur, 1 i plagosur

2015-08-21 20 Dailymotion

MILOT- Dy të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një ekzekutimi me armë të ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Milotit.

Nga të dhënat e para të policisë mësohet se viktimat kanë qenë duke udhëtuar me makinë kur rreth orës 21:00 persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar me automatik në drejtim të tyre.

Vrasja ndodhi pranë një pike inertesh, poshtë urës së Milotit. Tre viktimat po udhëton?n me një automjet tip "Golf 5", nga Lezha në drejtim të Laçit.

Sipas policisë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme Klodian Ndreca, 28 vjeç dhe Taulant Prendi, ndërsa ka mbetur i plagosur vëllai i Taulanit, Aurel Prendi.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës ku ndodhet nën kujdesin intensive të bluzave të bardha. Ende nuk ka asnjë informacion për autorët e pritës, ndërsa policia e Lezhës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nsiur punën për zbardhjen e rrethanave të saj.

Buy Now on CodeCanyon