TIRANË - Në ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës është hapur për qytetarët edhe rrethimi i fundit i komunizmit që gjendej në zemër të Tiranës. Mëngjesin e sotëm është hequr rrethimi i vilës 30, ose siç njihet ndryshe edhe vila e Mehmet Shehut.

Arkitektët Artan Lame dhe Artan Shkreli kanë bërë publik sot faktin se kjo zonë do ti kthehet qytetarëve si lulishte. Sipas Lames, kjo zonë deri në vitet 1950 ka qenë e lirë, por më pas u rrethu duke e mbajtur këtë rrethim deri ditën e sotme.

Shkreli dhe Lame njëkohësisht kanë kujtuar edhe 20 shkurtin e vitit 1991, kur u rrëzua edhe busti i diktatorit, Enver Hoxha, gjatë demonstratave të fillviteve '90.

Duke folur në zonën që është rehabilituar, Artan Lame tha se, "kjo lulishte ka qenë e hapur për qytetarët në vitet 50 dhe më pas në vitet 70-80 u rrethua dhe njerëzit iknin me vrap sepse ishte pjesë e bllokut. Kjo pjesë e bllokut mbijetoi deri më sot, që po i rikthehet qytetit".

Arta Lame nuk ka lënë pa kujtuar edhe 20 shkurtin e vitit 1991, ditën kur u rrëzua busti i diktatorit, Hoxha. "Sot kisha dëshirë të kujtoja dhe rrëzimin e diktatorit, sepse në atë kohë kam qenë në grevën e studentëve dhe sot po e kujtoj këtu sepse nuk mund ta kujtoj atje ku është vendi pasi do të më shihnin me inat", tha Lame gjatë fjalës së tij.

Ndërkaq, arkitekti tjetër Artan Shkreli tha se, hapja e kësaj zone për qytetarët ka qenë një dëshirë e kryeministrit Edi Rama.

"Ishte një dëshirë e kryeministrit që në momentin për të kujtuar rrëzimin e bustit të diktatorit të rrëzonin edhe këtë kopësht të fundit të bllokut. Këtë lulishte do ja kthejmë njerëzve për të pushuar. Këtu ishin 7-8 bunkerë që kishin mbetur. Ra ajo errësirë që e mbulonte dhe sa herë që kalonim këtu shikonim roje të armatosura", tha Shkreli gjatë fjalës së tij.

Sipas Shkrelit, "ky park do të ngrihet në një rang më të lart, duke vënë gjithçka në funksion, si basenin ujor, disa lojëra për fëmijë por asnjë lloj ndërtimi".