ELBASAN- Dhjetëra pjestarë të ekipit të Alpinizmit, Skive dhe Turizmit malor në Elbasan, i janë bashkuar nismës së muajit të pyllëzmit duke mbjellë mbi 100 fidanë pisha në zonën turistike të Gjinarit.

Fidanët u siguruan nga ekipi i alpinizmit dhe nismës së tyre ju bashkuan edhe vullnetarë të korpusit të paqes. Ata u shprehën se mbjellja e pemëve në zonat turistike i shërben zhvillimit të turizmit malor.

Gjinari ose siç njihet në histori si treva e Shpatit, është një ndër pikat më të rëndësishme të turizmit malor në Qarkun
e Elbasanit. Gjinari shquhet për pyjet e dendura të pishës dhe ahut.