LEZHË- Ushqimet e pakontrolluara në shkolla kanë ngritur në një aksion Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në Lezhë.

Sipas kreu të AKU-së në Lezhë, Lek Prendi shumë subjekte që operojnë pranë shkollave tregtojnë ushqime të pakontrolluara, duke përbërë kështu një kërcënim për shëndetin e fëmijeve.

Ai kërkon bashkëpunim më të madh me institucionet e tjera të perfshira në sigurinë ushqimorë.

Pak muaj më parë nisi një aksion nga Ministria e Arsimit për largimin e tregtarëve ambulant nga territoret e shkollave.