TIRANE- Një ditë pas protestës para kryeministrisë, Basha i kërkoi qeverisë të tërheqë menjëherë pr/ligjin i cili bën disa ndryshime në ligjin "Për Nëpunësin Civil" , të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të pranojë konsensusin e reformës territoriale dhe të ndalë luftën politike kundër institucioneve të pavarura.

Në të kundërt, Basha thotë se Rama do të përballet me protetat popullore dhe se protesta e djeshme e 20 shkurtit, përcaktoi shtratin e protestave popullore përballë shpërfilljes dhe arrogancës së qeverisë.

"Rama-Meta janë njoftuar e paralajmëruar se populli nuk harron, nuk mashtrohet dhe as nuk pajtohet me mashtrimet. Nuk pranon arrogancën dhe nuk dorëzon demokracinë me asnjë çmim. Varet prej tyre a do mund të reflektojnë pse po ngrihet populli. Lexoni fjalën e plotë të Bashës

Në emër të opozitës dhe shqiptarëve e "Shqipërisë në protestë" u kërkon:
-Të tërheqin menjëherë projektligjin famëkeq që synon shkatërrimin e ligjit konsensual për Nëpunësin Civil që ka qenë dhe është një kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

-Të zbatojnë menëjherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që cilësin antikushtetues aktin normativ.
-Të ndalin luftën politike kundër institucioneve të pavarura si rasti dje flagrant ndaj kreut të ILDKP-së
-Të pranojë konsensusin me opozitën në të gjitha hallkat e reformës territoriale
-Të ulen e të përcaktojnë menjhëherë bashkë me opozitën një plan të detajuar masash për marrjen e statusit
-Të marrin përgjegjësi për premtimet elektorale të 23 qershorit,"- tha Basha duke shtuar: "Protesta përcaktoi shtratin e saj përballë shpërfilljes dhe arrogancës. Do pasohet me protesta të shumta dhe do të shndërrohet në uragan popullor të lirisë e dinjitetit. Shqipëria në protest do të jetë imperative i kohës."

Basha tha se "Një pol i ri politik lindi dje. Lidhje e ngushtë aleancë e re mes opozitës dhe njerëzve të lirë përballë mazhorancës me vota të blera dhe kundër qeverisë më arrogante".

"Nga dita e djeshme kjo qeveri të bëjë llogaritë me sheshin, protestën popullore polin e ri Shqipëria proteston. Jemi të vendosur për të kryer detyrat tona para rendit por jemi të vetëdijshëm për të administruar "Shqipërinë në protesta"