MIRDITË- Banorët e fshatit të Qafë-Mollës në Mirditë kanë dalë serish në protestë, duke bllokuar punimet që po kryhen nga një firmë turke për ndërtimin e një hidrocentrali.

Ata janë përplasuar me drejtuesit e firmës, duke mos i lejuar që të vazhdojnë punën, pasi kërkojnë që të njihet prona e tyre.

Për të ndaluar konfliktin, kanë ndërhyrë dhe forcat e policisë të cilët kanë shoqëruar dy të rinjë.

Banorët deklarojnë se kanë kërkuar disa herë negociata me firmën turke, që po ndërton HEC-in por këta të fundit nuk kanë pranuar.

Ata kanë bërë të ditur se, nëqoftëse nuk do të këtë reagim, nuk do t'i lejojnë punëtoret që të fillojne punën.

Aktualisht punimet janë ndërprerë, ndërsa kantieri ku po ndërtohet po mbahet nën mbikqyrjen e policisë, pasi banorqt nuk i lejojnë që të punojnë.

Puna për ndërtimin e hidrocentralit të Qafë-Mollës në Mirditë ka nisur prej dy vitesh.

Prej atëherë ku pasur në vazhdimesi përplasje midis banorëve te cieët pretendojnë se është prona e tyre, dhe drejtuesve të firmës që po ndërton këtë hidrocentral.