SHBA- Zonja e Parë e SHBA, Michelle Obama ka inauguruar për vitin e katërt radhazi fushatën e saj kundër obezitetit të fëmijëve, "Let's Move!".

Në një video të hedhur në internet të quajtur 'Show Me How You Move', Michelle Obama fton të gjithë njerëzit nëpër botë të publikojnë videot e tyre ndërsa bëjnë ushtrime fizike.

Fushata e Zonjës së Parë të SHBA-ve fokusohet në luftën kundër obezitetit të fëmijëve gjatë muajve dhe viteve të para të jetës së tyre.

Në faqen zyrtare të "Let's Move!" mund të gjenden informacione të shumta mbi të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme si dhe këshilla për prindërit.