VLORË - Qytetarët e Vlorës e kanë mirëpritur projektin fitues të Lungo Mares që pritet të zbatohet përgjatë vijës bregdetare.

Ata janë njohur me projektin fitues të Lungo Mares që do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare, ku fitues rezultoi projekt-propozimi i studios belge "XDGA".

Një ditë pas shpalljes së këtij projekti, qytetarët e Vlorës e vlerësojnë këtë projekt si nje investim me vlerë për qytetin, turizmin dhe zhvillimin, ndërsa shtojnë se është një premtim i mbajtur i qeverisë Rama.

Sipas Jurisë, ky projekt përmbushte më së miri dy objektivat kryesore të përcaktuara prej saj; respektimin dhe shfrytëzimin e hapësirës prej 5 kilometrash të shëtitores së Vlorës, si dhe përshtatjen e projektit me elementët specifikë të kësaj shëtitoreje.

Pas përzgjedhjes së projektit fitues, pritet që në Vlore të nisin aksione të tjera të INUK-ut, kryesisht në zonën e plazhit të vjetër për shembjen e objekteve pa leje.