Sot kanë filluar punimet në austradën Kërçovë-Strugë. Ndërtimi fillon në fshatin Izvor të Kërçovës. Në realizimin e tij projekti është e angazhuar kompania kineze "Sajnohidro Korporejshën Limited" ndërsa do të kushtojë 274 milion euro.<br /><br />Gjatësia e autostradës është 56,7 kilometra. Do të ketë dy korsi me gjërësi prej 3,75 metra, një korsi për tu ndalur veturat prej 2,5 metrash. <br /><br />Midis dy korsive do të ketë një brez ndarës prej 3 metrash. Autostrada do të lidhet me 6 rrugë të epërme dhe 13 rrugë të poshtme, do të ketë 22 ura si dhe një tunel në dy drejtime në brezin malor Preseka me gjatësi prej 1.990 metra.