"Heronjtë nuk vdesin kurrë", kështu tha ish-kryeministrja dhe liderja e opozitës, Julia Timoshenko para më shumë se 100 mijë protestuesve të mbledhur në sheshin "Pavarësia" në Kiev në pritje të saj.

Fjalën e saj të shumëpritur ajo e përqendroi tek ata që u vranë në protestat këto ditë të fundit. Ajo tha se ata nuk do të vdesin kurrë dhe bëri thirrje që vrasësit të dalin para drejtësisë.

Julia Timoshenko u prit nga protestuesit nga brohorima. Ajo bëri thirrje që të gjithë të jenë bashkë për një të ardhme më të mirë për Ukrainën.

"Është shumë e kënshme të jesh i lirë, të ndjesh ajërin e freskët dhe të shohësh njerëzit", tha ajo para mijëra njerëzve në shesh.

"Shpresoj që i gjithë vendi ynë të shikojë diellin që ka lindur sot. Po, bijtë më të mirë të vendit kanë humbur jetën, ata, trupat e të cilëve u mbuluan nga plumba, hoqën dorë nga çdo gjë që ne tani të gjithë bashkë të jemi të lumtur."

"Tani ne kemi një detyrë-që çdo pikë e rënë të mos shkoj dëm. Asnjë pikë gjaku e rënë nuk do të harrohet kurrë. Heronjtë nuk vdesin kurrë", tha ajo para protestuesve që njëzëri thërrisnin emrin e saj.

Duku iu drejtuar nga karrigia me rrota protestuesve të mbledhur në shesh, liderja e opozitës u shpreh se, "Deri sa ju përfunduat këtë punë dhe deri sa ne bëmë këtë udhëtim, të gjithë rrugën, asnjë nuk ka të drejtë ta lërë tani."

"Sepse, askush nuk mund ta bëjë këtë- asnjë shtet tjëtër, asnjëri nuk mund ta bëjë këtë që kemi bërë ne. Ne e eliminuam këtë kancer, këtë tumor", u shpreh ajo.