SHKODER-Një automjet ka përplasuar për vdekje një kalimtar në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit.

Ngjarja ka ndodhur orës 00:20 pas mesnate ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku sipas të dhënave personi që ka humbur jetën është një endacak, i identifikuar nga policia me emrin Naim Shkëmbi rreth 30 vjeç.

Sipas të dhënave nga vendngjarja viktima i ka prerë rrugën drejtuesit të mjetit, ndërsa si shkak i aksidentit ka ndikuar edhe mungesa e ndricimit të rrugës.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip 'Mercedez Benz' me targa AA 916 FN shtetasin Klamar Gjonaj, i cili do të merret në pyetje si dhe po punon për të zbardhur detajet e kësaj ngjarje.