TIRANE- Në 100 ditët e para të qeverisë nga 17 premtimet elektorale që deklaroi PS gjatë fushatës zgjedhore, 7 premtime janë realizuar, 7 nuk janë realizuar, 2 janë premtime të realizuar pjesshëm dhe një është i pamatshëm.

Lëvizja Mjaft prezantoi sot raportin "Vertetëmatësi" ë vlerëson punën e qeverisë në 3 muaj e parë. Mjaft në raport argumenton se ka një balancë mes premtimeve të mbajtura dhe atyre që sjanë plotësuar në 100 ditët e para. Aldo Merkoci dhe Gjergj Erebara, paraqitën edhe gjetjet e këtij raporti.

Disa nga premtimet e realizuara
1-Ndalimi i importit të plehrave
2-Heqja e taksës 10 % e ilaçeve
3-Auditim ndërkombëtar i financave të vendit
4-Mbyllja e aktiviteteve të paligjshme të lojrave të fatit
5-Çdo mësuese do të fitojë një rrogë më shumë nga skema e re e tatimit mbi të ardhurat
6-Do të fillojmë procesin e transparencës për koncesionet dhe privatizimet
7-Verifikimi i objekteve pa leje ndërtimi dhe nisja e procesit për prishjen e tyre

Nuk është realizuar:
1-Vendosja nën kontrollin e parlamentit të Institutit të Statistikave
2-Heqja e taksës së biznesit të vogël
3-Ulja me 6 për qind taksën e faturës së energjisë elektrike për konsumatorët familjarë
4-Rikthimi i përfitimeve ligjore për njerëzit me aftësi të kufizuara
5-Do të flasim për rritjen e taksës 10 për qind mbi sipërmarrjen vetëm pas 100 ditëve të para, do ta vendosim në një nivel që do të dakordëzojmë bashkarisht
6-Anulimi i koncesionit elektoral në Portin e Durrësit
7-Paketa për lehtësimin dhe zhvillimin e fermerëve me qëllim uljen e kostos së prodhimit.

Premtim i realizuar pjesërisht
1-Ulje taksash mesatarisht 40 mijë lekë në vit për këdo që fiton më pak se 150 mijë lekë në muaj
2-Angazhimi që brenda 100 ditësh të çlirohen territoret spitalore nga ndërtimet pa leje

Premtim i pamatshëm
Do të përgjysmohet tatimi mbi fitimin për biznesin e vogël

Lëvizja Mjaft deklaron gjithashtu se pas këtij raporti, do të publikohet edhe një tjetër që do të paraqesë edhe aktivitetin e bashkisë së Tiranës,dhe më konkretisht premtimet e realizuara dhe ato të pambajtura nga ky institucion .