Ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorenc Oer tha në intervistën javore për radion Evropa e Lirë se në negociatat për çështjen e emrit nuk ka asnjë kërkesë për ndryshimin e identitetit maqedonas dhe se kjo sipas saj është me rëndësi të kuptohet qartë pasi nuk bëhet fjalë për proces të kthimit pas të vendit.

"Duhet të besoni, ja në një përfaqësues të Francës, vend ky i cili e njohu pavarësinë e Maqedonisë menjëherë pas shpalljes së saj në vitin 1991. Pra, nuk kërkojmë nga ju të ktheheni pas, port ë kundërtën, të ecni nga e ardhmja në raport me qëllimet që i keni përcaktuar. Çështja e identitetit është e komplikuar dhe çdokush e ka historinë e vet dhe kuptohet se në rajon shpesh herë historia ka qenë dhe vështirë dhe e dhimbshme, por në rastin konkret bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare, në korniza të përcaktuara me ndërmjetësimin e OKB-së dhe nuk kërkojmë nga qytetarët maqedonas të ndërrojnë apo të heqin dorë nga identiteti", deklaroi Lorence Oer, Ambasadore e Francës.

Ambasadorja franceze thotë se është me rëndësi se ekziston konsensus tek popullata e Maqedonisë lidhur me vizionin strategjik të vendit, integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

"Së pari më duhet të them se çështja e emrit duhet të zgjidhet dhe e dyta, nuk ka asnjë arsyeje që të mos ketë besim në mekanizmat, në veçanti në ato evropian. Që nga ardhja ime këtu dialogu I nivelit të lartë për anëtarësim në BE është ndërprerë. Unë nuk shoh se ai po realizohet e as që ka rezultatet që mund ti ketë një vend në procesin e integrimit euroatlantik për shkak disa zhvillimeve që kanë ndodhur. Psh ekzistojnë edhe ligje edhe reforma që kanë rrjedhën e tyre, port ë gjithë e dimë se elani për integrimin euroatlantik ndodhë përmes një kritereve të caktuara", u shpreh Lorence Oer, Ambasadore e Francës.

Sa i përket gjendjes së mediave në vend, ambasadorja e Francës thekson se pa miratimit të ligjeve është me rëndësi të shihet zbatimi i tyre. Sipas saj, me rëndësi janë tri çështje, sigurimi i pluralizmit mediatik dhe i mendimeve, besimi i ndërsjellë dhe sistemi të jetë gjithëpërfshirës. Kjo gjithashtu nënkupton vet-rregullimin e profesionit dhe zbatimin e të gjitha parimeve për pavarësi të mediave, liri të shprehjes dhe respektim të rregullave për funksionimin e mediave. Benjamin Arifi