GREQI- Gjatë seancës gjyqësore në ngarkim të krerëve të "Agimit të Artë" në Greqi, është dëgjuar një video ku neonazistët e shtetit fqinj këndonin vargje të pakëndshme për shqiptarët. Mes fjalëve që dëgjohen në këtë video janë pikërisht frazat që u dëgjuan prej ushtarëve grekë në vitin 2007 "I shikoni ata? Ata janë shqiptarë. Me lëkurët e tyre do qepim rroba". Kjo viedo është paraqitur si provë nga prokuroria për krerët e "Agimit të Artë" që tashmë akuzohen për krijim të organizatave kriminale.

Ndërkaq, mes rreshtave të këtij teksti që dëgjohet në video, janë edhe fjalët "Grek lind, nuk bëhesh kurrë", teksa në sallën e gjyqit ishte i pranishëm anëtari i "Agimit të Artë", Michael Arvanitis.

Ai e argumentoi përshëndetjen naziste me një shfaqje të nderit dhe fitores së luftëtarëve të lashtë grekë.

Ndërkaq, gjykata vendosi ta shqyrtojë këtë provë për seancat gjyqësore që po vijojnë në ngarkim të krerëve të "Agimit të Artë".