ITALI- Qeveria Renzi ka arritur të marrë votëbesimin e senatit italian. Në një seancë maratonë prej 11 orësh, senati votoi me 169 vota pro dhe 139 për qeverinë e re. Krahasuar me paraardhësin e tij Enrico Letta, Renzi morri 4 vota më pak.<br /><br />Në profilin e tij në 'Twitter' Renzi u shpreh i kënaqur me votimin në senat dhe pret votëbesimin e parlamentit. Më pas do të punohet seriozisht.<br /><br />Gjatë ditës së sotme, pritet votëbesimi i parlamentit italian. Diskutimet kanë filluar në orën 10 të mëngjesit ku diskutohet rreth pikave të programit të qeverisë, ndërkohë që pasdite do të mbahet dhe votimi. Renzi ka premtuar të ulë taksat e punës, si dhe të miratojë disa reforma institucionale për të përmirësuar gjendjen e vështirë ekonomike të Italisë.