FUSHE-KRUJE- Një sasi lëndë plasëse është vendosur mbrëmjen e djeshme në automjetin e punonjësit të burgut në Fushë-Krujë. Mësohet se shpërthimi i mjetit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pasi punonjësi i burgut Alfred Mema kishte lënë punën. Fatmirësisht në makinën tip "Golf 5" në momentin e shpërthimit nuk ndodhej njeri.

Ndërkaq, është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes, 24-vjeçari Jetmir Ziri, i cili mendohet ka vendosur lëndën eksploziv në automjetin e Memës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës, ndërsa mësohet se 24-vjeçari Ziri kishte konflikte me punonjësin e burgut të Fushë-Krujës.

24-vjeçari Ziri është shoqëruar në komisariat, ndërsa materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.