TIRANE- Një 53-vjeçar biznesmen i fidanishteve është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij në periferi të Tiranës.

Në trupin e viktimës që sipas policisë është Lutfi Peti, janë gjetur hematoma dhe shenja të tjera goditjesh kryesisht në kohë, çka ka çuar hetuesit drejt pistës së vrasjes.

Policia është sinjalizuar nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë dalluar trupin e pajetë brenda automjetit, në zonën e Liqenit të Thatë, rreth orës 7:30.

Trupi i pajetë u dërgua për ekspertizën mjeko-ligjire në Morgun e Tiranës, për saktësimin e shkakut të vdekjes.

Policia ka marrë në pyetje familjarët për të zbuluar nëse viktima ka patur konflikte apo kërcënime që mund të ishin motiv për ekzekutimin e tij.

Viktima kishte prona dhe një pjesë të truallit e kishte dhënë për ndërtimin e një pallati. Ndërsa vetë kishte ngritur një biznes me fidanishte, si edhe me kafshë të imta.